
Paneli i specialistëve të UEFA-s i përbërë nga 13 persona ka zgjedhur golin e Xherdan Shqirit si më të bukurin e EURO 2016. UEFA shpalli me votat e fansave golin e hungarezit Gera si më të bukurin, por sipas ekspertëve, goli më i vështirë dhe më i bukur për tu realizuar ishte ai i kosovarit në ndeshjen Zvicër-Poloni.
Më pas në radhë vijnë golat e Robson-Kanu i Uellsit në ndeshjen ndaj Belgjikës dhe ai i Dimitri Pajet ndaj Rumanisë.
“Vëzhguesit kanë admiruar jo vetëm aftësitë akrobatike të Xherdan Shaqirit por edhe kontaktin e tij me topin. Ishte gol i jashtëzakonshëm dhe një nga momentet kyçe të Euro 2016”, thotë vlerësimi për golin e Shaqirit.
Poll