
Teodor Vaso duket se është bërë nostalgjik këto ditë dimri. Korçari që ka kaluar një jetë në fushën e lojës, ka postuar një foto nga viti 1967, në të cilën paraqiten ekipet e Shqipërisë dhe RF Gjermane. Ndeshja e luajtur në 17 dhjetorin e këtij viti, ka parë stadiumin "Qemal Stafa" të tejmbushur, me skuadrën Kombëtare të atij viti që nuk ka zgjënjyer. 0-0 dhe ndalesa e lojtarëve si Overat, Bekenbauer apo Hejnkes.
Vaso tanimë 78 vjeç ka shprehur fjalë të ngrohta lidhur me takimin që sipas tij është ndeshja më e madhe e shekullit për ekipin Kombëtar. Ish mbrojtësi ka bërë kështu një lloj homazhi për ish lojtarët dhe trajnerët që tanimë janë ndarë nga jeta, duke nisur nga Loro Boriçi, Ilia Shuke, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Frederik Jorgaqi, Mehdin Zhega, Ali Mema apo Panajot Pano. Kampionë që e kanë gdhendur emrin me gërma të arta në futbollin shqiptar.