
Peshëngritsja shqiptare, Romela Begaj u shpall Kampione Bote në peshëngritje për femra, në stilin e shkëputjes, për peshat 69 kg, në Botërorin e Peshëngritjes që po mbahet në Amerikë. Romela ngriti 107 kilogramë, duke mundur kështu çdo kundërshtare. Në provën e parë, Begaj ngriti 103 kg, më pas 105 dhe në provën finale 107 kg, duke u shpallur kampione e padiskutueshme.
Një urim për suksesin e arritur për Romela Begën ka ardhur nga legjenda e peshëngritjes, Faruk Kalleshi, i cili i ka dërguar urimin e sinqertë përshëngritëses shqiptare.
"I uroj Romelës për arritjen dhe kenaqësinë e kam dhe përse gjashtë muaj hoqa keq t'ia mbushja mëndjen të vinte në ekip. Doli ajo që i kisha thënë, që do bëhesh e famshme dhe ja, sot është Kampione e Botës. Hallall për gjithçka që kam bërë", ka shkruar si diçiturë Kalleshi në një foto postuar në Facebook, ku shihet së bashku me Romela Begën.
[gallery columns="1" size="full" ids="176960"]