
Legia e Varshavës do jetë në grupet e Europa League. Polakët që në përbërje kanë Ernest Muçin, fituan 2-1 me Slavian e Pragës, ndërsa do jenë në grupet evropiane. Një gjë e tillë ka gëzuar edhe Tiranën, që pak muaj më parë transferoi sulmuesin Muçi në Poloni.
Në kontratë përfshihej një aneks që në rast të pjesëmarrjes së polakëve në grupet evropiane, për Tiranën do kishte shpërblim. Një gjë e tillë ka ndodhur, me bardheblutë që "fërkojnë duart" për këtë arritje.
Kujtojmë se edhe Jurgen Çelhaka ishte dje në stadium, me mesfushorin bardheblu që pritet të prezantohet sot si futbollist i ri i Legias, pas vizitave mjekësore.
Poll