Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Dramë në "San Siro", Interi “pickon” Barcelonën me Frattesin pas 7 golash dhe kap finalen

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dramë në "San Siro", Interi “pickon”
 

Inter-Barcelona 4-3

Interi është ekipi i parë finalist i Champions-it, pas fitores dramatike 4-3, a erritur në harkun e 120 minutave. Interi e nënshtroi në çdo aspekt Barcelonën gjatë pjesës së parë në “San Siro”.

Për te besuaritr e Simone Inzaghit shënoi Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Ky i fundit nga pika e bardhë e penalltisë. Duhet thënë se në këtë fraksion loje pati pretendime nga ekipi katalanas edhe për një penallti, por për arbitrin Szymon Marciniak nuk ishte asgjë serioze.

Në fillim e pjesës së dytë Barcelona ngushtoi diferencat me Garcia. Pak çaste vonë Dani Olmo barazoi rezultatin në 2-2. Vjen përmbysja e madhe me protagonist Raphinha, 2-3. Atëherë kur u duk se Barcelona e kishte gjithçka në dorë, erdhi barazimi me Acerbin në 90+3'.

Në minutën e 99 të kohës shtesë Frattesi bën që "San Siro" të shpërthejë, finalizon golin për 4-3 dhe Interi kap finalen e Mynihut.

99' Frattesi 4-3

91' Nis koha shtesë

90+3' Acerbi 3-3

88' Raphinha 2-3

60' Olmo 2-2

54' Garcia 2-1

46' Nis pjesa e dytë 

45+1' 2-0 Calhanoglu

21' 1-0 L.Martinez

1’ Starton përballja në “San Siro”

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro. Trajner: Simone Inzaghi.
BARCELONA (4-2-1-3): Szczesny; Garcia, Cubarsi, Inigo Martinez, Gerard Martin; Pedri, De Jong; Dani Olmo; Lamine Yamal, Ferran Torres, Raphinha. Trajner: Hansi Flick.

Champions League, gjysmëfinale

Stadiumi: "San Siro"

Arbitër: Szymon Marciniak

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga