Ka përfunduar koha e rregullt në ndeshjen Sporting Lisbonë – Bodo/Glimt me shifrat 3 – 0. Edhe pse u mposhtën në ndeshjen e parë në Norvegji 0 – 3, skuadra portugeze gjeti forcën dhe guximin për të realizuar përmbysjen e madhe.
Deri tani, e kanë dërguar ndeshjen në shtesë, ndërsa do të luhen minimalisht edhe dy pjesë nga 15 minuta. Golat e takimit te ekipi i Lisbonës mbajtën “autorësinë” e Inacio (34’), Goncalves (61’) dhe sulmuesit kolumbian Luis Suarez (78’).
Në “vija” të përgjitshme, Sporting ishte dominuese absolut në ndeshje, duke e goditur portën mike 12 herë, kundrejt vetëm 2 nga Bodo/Glimt.
Kjo sfidë, vjen edhe në formën e një “leksioni” për Interin, se si mposhtet ekipi norvegjez, teksa zikalërit në raundin e 1/16-ave u eliminuan dhe dolën të humbur në të dyja sfidat kundër Bodo/Glimt.
