Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E KONFIRMUAR/ Ekuban te Leeds United, agjenti i sulmuesit mik i ngushtë me drejtorin e ri sportiv të klubit anglez

Shkruar nga NEWSPORT
E KONFIRMUAR/ Ekuban te Leeds United, agjenti i sulmuesit mik i ngushtë me

Sipas mediave italiane, Leeds United ka siguruar shërbimet e Caleb Ekuban, sulmuesi i Chievos që sezonin e shkuar u aktivizua me Partizanin në formë huazimi.

Ganezi me pasaportë italiane do të prezantohet të hënën te skuadra që militon në Championship.

'Gazzetta Di Mantova' ka raportuar se transferimi i Ekuban te Leeds United është kryer me sukses dhe se marrëveshja tani duhet vetëm të bëhet zyrtare.

Gazeta italiane thotë se Ekubani është destinuar për një aventurë të re në Angli me Leeds United pasi ka bërë përshtypje shumë pozitive në Superligën e Shqipërisë, sezonin e shkuar.

Ekuban shënoi 17 gola vjet me Partizanin në kampionat, gjë që solli interesimin e Leeds United.

Është raportuar në mediat angleze se, agjenti i Ekubanit është një mik i drejtorit të ri sportiv të Leeds United, Victor Orta, ndërsa lëvizja e tij në klubin anglez është mbyllur gjatë javës së kaluar./ NEWSPORT.AL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga