Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ledjan Memushaj, njeriu kyç ndaj Francës

Shkruar nga NEWSPORT
Ledjan Memushaj, njeriu kyç ndaj Francës

Ishte një mëkat i madh ajo humbje e pamerituar me Francën, ku Shqipëria bëri një ndeshje thuajse perfekte deri në minutën e fundit. Në këtë moment erdhi ndëshkimi, sa për mungesë fati, aq edhe për mungesë përvoje dhe përqendrimi, apo edhe për shkak të lodhjes. Pika e parë në Europian mungon, megjithatë kemi me çfarë të krenohemi, sidomos me atë që bënë dje në mbrëmje djemtë e De Biazit. Të gjithë dhanë maksimumin dhe janë komplimetuar si nga stafi teknik, ashtu edhe nga gjithë tifozët kuqezinj. Ndryshimet dhanë efekt dhe kjo është padyshim meritë e trajnerit, i cili goditi në shenjë veçanërisht me aktivizimin e Ledjan Memushajt në qendër të mesfushës. Ishte ai rregullatori i lojës së kuqezinjve dhe, falë edhe formës së mirë fizike, bëri shumë si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese. Në mesfushën me 5 lojtarë, prania e tij në qendër duket e domosdoshme për kombëtaren tonë. Një lojtar i rritur shumë profesionalisht kohët e fundit, që jo më kot është ngjitur në Serinë A me Peskarën e tij.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga