
Ledio Pano ka bërë një analizë të shkurtër të Partizanit pas fitores kundër Kukësit. Trajneri i njohur i akademisë së kuqe deklaroi në emisionin "Ora Sport":
"Gabime ka në çdo lloj merkatoje. Ka firo. Gabimet ishin në mos zëvendësimin e Ramadanit, Torasës dhe Ekubanit. Nuk është e thënë që lojtarët që merren janë më të mirë se ata aktualisht. Këta lojtarë nuk tregojnë vlerat e tyre dhe këtë e treguan edhe ata në këtë fazë të parë të kampionatit.
Që të themi se u largua nga titulli, unë jam pak skeptik pasi janë edhe 3 faza të tjera. Në këto momente është Skënderbeu ekipi më i favorizuar dhe të gjithë të marrin shembull nga kjo skuadër. Megjithatë futbolli ka surpriza. Asnjë nuk e llogariste që Partizani fiton në Kukës. Unë besoj se me ardhjen e Starovës të kuqtë kanë ndryshuar. Besoj deri në javën e fundit.
Iulianon e njoh si lojtar të Juventusit, por kjo nuk do të thotë që ai është trajner i mirë sepse i ka fituar të gjitha si futbollist. Unë e kam ndjekur dhe besoj se ai nuk dinte ta lexonte ndeshjen. E mori lehtë dhe realiteti tregoi që ai nuk ishte i informuar për kampionatin shqiptar. Në momentin e duhur, Partizani bëri ndryshimin e stafit.
Afrimi i Staroës në krye të pankinës së Partizanit edhe në momentin e duhur. Ai e njeh skuadrën, njeh mentalitetin, di si t'ua marrë maksimumin futbollistëve të tij", u shpreh ai në emisionin e drejtuar nga Glend Tafaj, Ledio Pano.