
Interi ia doli të fitonte ndaj Lazios në “San Siro”. Zikaltërtit triumfuan me shifrat 3-1 ndaj të besuarve të Simone Inzaghit. Një fitore kjo që i ngjit djemtë e Simone Inzaghit në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit, pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
Një nga autorët e përmbysjes së madhe të Interit ishte edhe lautaro Martinez që hyri nga stoli dhe gjeti golin e barazimit, për t’i hapur rrugë kështu edhe fitores. Pas ndeshjes argjentinasi do të uronte Napolin për titullin kampion, ndërsa theksoi se skuadra e tij ditën e sotme tregoi karakter.
“Kjo fitore do të thotë shumë për ne, do të thotë që Interi është aty dhe ka lojtarë me cilësi dhe karakter. E treguam këtë gjë edhe sot. Besoj se mund të arrijmë objektivat e këtij sezoni. Siç e thashë skuadra ka lojtarë të rëndësishëm që po gjejnë formën optimale në një moment kyç të sezonit. Jemi në finalen e Kupës së Italisë, në gjysmëfinalen e Champions dhe në garë për një vend mes katër të parave në renditje. Mund t’ia dalim në të gjitha frontet.
Golat e një argjentinasi sjellin festën e Napolit? E di që Maradona ka bërë shumë për ata, unë i uroj dhe përgëzoj sepse kanë bërë një kampionat të jashtëzakonshëm”, ka thënë sulmuesi zikaltër