Latifi “mesazh” Tiranës, Vllaznia tripletë dhe ndaj Veleçikut
Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia është rikthyer sot në fushën e blertë duke zhvilluar testin e radhës miqësorë ndaj Veleçikut. Në ndeshjen e zhvilluar ditëne sotme ekipi i Vllaznisë ka mundur me shifrat e ngushta 3-2 ekipin nga Kopliku.
Kuqeblutë kanë marrë sinjale pozitive para ndeshjes së Superkupës ndaj Tiranës, pasi në fushë është rikthyer dhe Liridon Latifi i cili mungonte prej më shumë se 1 faze. Latifi veç rikthimit ka shënuar dhe golin e dytë për Vllazninë. Aralica dhe autogli i vendasve kanë vulosur shifrat e takimit.