Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Latifi? Edhe këtë ndeshje nuk do të jetë pjesë e skuadrës”, JOSA flet para Laçit: Do doja që ndonjë lojtar i Vllaznisë të jetë pjesë e kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
“Latifi? Edhe këtë ndeshje nuk do të jetë pjesë e

Mirel Josa ka folur sot në prag të sfidës që ekipi që ai drejton Vllaznia do të luajë nesër ne Laç në orën 13:00. Në konferencën për mediat Josa u shpreh optimist për takimin me kurbinasit por vlerësoi ekipin kundërshtar pavarësisht momentit që po kalojnë.

“Pas kualifikimit në Kupë skuadra duket më e qetë për realizimin e objektivave? Realizimi i objektivit siç e thate dhe ju varet nga oreksi për punë që kanë lojtarët dhe oreksi për objektivin pavarësisht mënyrës se si, normal që do të punosh më i qetë. Kështuqë kemi një ndeshje të vështirë me një kundërshtar të vështirë, që nuk ka qenë në gjendje të mirë gjatë kësaj periudhe. Kundërshtari ka objektivat e veta, do të mundohemi të jemi sa me korrekt me objektivat që kemi ne, karshi klubit, karshi tifozerisë. Objektivat janë në interes të përbashkët të të gjithëve.

Si duket skuadra me kontigjentin? Është i gatshëm edhe formacioni edhe pankina? Formacioni akoma se kam vendosur, do shohim freskinë e lojtarëve edhe këto 24 orë. Koha ka qenë e shkurtër për rekuperim dhe dihet që lojtarët gjatë kësaj periudhe kanë përballuar një situatë të vështirë. Do të shohim... I vetmi lojtar që është jashtë është Alivoda, i cili ka një dëmtim në trinë. Kështuqë duhet të shohim lojtarët e tjerë si do rekuperohen fizikisht.

Latifi rikthim? Këtë nuk e përcaktoni ju. Ju po më pyesni gjendjen e lojtarit, këtë e përcakton klubi, e përcaktoj dhe unë. Do të vazhdojmë... nuk ka pasur asnjë vendim për sa i përket problemit të tij kështuqë edhe këtë ndeshje nuk është pjesë e skuadrës.

Një ballafaqim shumë i fortë nesër përsa i përket Vllaznisë por edhe Laçit. Të gjitha ndeshjet ne i vlerësojmë njësoj. Nuk ka ndeshje të forta dhe ndeshje të dobëta, pavarësisht pozitave që kanë skuadrat, diferenca e pikëve aty-aty është. Duam të bëjmë të mirën për skuadrën tonë edhe ato duan të bëjnë më të mirën për të ardhur në objektivat e tyre.

I kënaqur me barazim? Nuk kam qenë i kënaqur me barazimin por kur sheh zhvillimin e një loje, kushtet e lojës etj... të gjtihë faktorët që kanë të bëjnë me zhvillimin e një ndeshjeje futbolli konkluzionet i nxjerr në fund. Nuk mund të thuash i kënaqur me barazimin. Unë mund të them që është një fushë që luhet futboll, nëse di ta luash futbollin është një fushë e mirë. Terreni është shumë i mirë. Nuk varet vetëm nga kjo. Ne do të shkojmë në Laç për të luajtur lojën tonë duke pasur parasysh gabimet e shumta që kemi bërë në ndeshjet me Partizanin.

Objektivi europa? Vështirësi? Skuadrat që duan europën janë afruar. Unë thashë gjithmonë ne do të shohim qoftë europën, sepse pas kësaj ndeshje mund të flasim për objektiva të tjera, nëse kemi ecuri pozitive. Por në duhet t’i bëjmë yzmetin shërbimin për këtë 90 minutësh. Pastaj do të shohim si do të shkojë situata më vonë.

Pjesëmarrje nga Vllaznian te ekipet kombëtare. Nuk merrem me ekipet kombëtare fare. I shikoj në mënyrën si organizohen dhe në 90 minuta kur kanë ndeshje zyrtare. Dëshira është që ndonjë lojtar i Vllaznisë të shkoj në ekipin kombëtar, por janë trajneri dhe federata ata që vendosin këto gjëra.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga