
Real Madrid është ndalur në një barazim 2-2 kundër Las Palmas. Pas barazimit me Vijarealin në stadiumin "Santiago Bernabeu", ekipi i Zidane ka marrë një tjetër barazim në këtë javë duke zhgënjyer tifozët.
Të parët që kaluan në avantazh ishin madrilenët me Ansesion në minutën e 33-të, ndërsa pesë minuta më vonë Tanausu barazon rezultatin. Në pjesën e dytë të lojës është sërish Reali që kalon në avantazh me Benzema në minutën e 67-të. Kur të gjithë mendonin që ekipi i Zidane po merrte fitoren në transfertë, në minutën 85-të Araujo barazon rezultatin.
Poll