Kombetarja e vjazave u-17
Kombëtarja U-17 e vajzave do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme. Ekipi i drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj do të përballet me Andorrën, sfidë evlefshme për raundin e dytë të Europianit.
Kjo përballje do të luhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” duke nisur që nga ora 14:00. Gjithashtu kjo sfidë do të transmetohe LIVE në You Tube dhe në FSHF Tv, ndërsa hyrja për të gjithë tifozët do të jetë falas.
Sa i takon përgatijeve, ekipi është grumbulluar prej ditës së hënë në Durrës, ku ka zhvilluar një cikël intensiv stërvitor, të fokusuar si në aspektin taktik ashtu edhe në përgatitjen fizike. Fatmirësisht për trajneren Lulaj do të jenë të gjitha futbollistet e gatshme.
Poll
