Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Trabzonspor kërkoi Myrto Uzunin? Drejtori i Austin zbulon PRAPASKENAT: Ofrojnë shumë para, por…

Shkruar nga NEWSPORT
Trabzonspor kërkoi Myrto Uzunin? Drejtori i Austin zbulon PRAPASKENAT:
Rodolfo Borel - Myrto Uzuni/ Fotomontazh

Myrto Uzuni është u lidh ngushtë me një transferim te Trabzonspor, me këto të fundit që treguan interesin e tyre për beratasin. Ky i fundit aktualisht është pjesë e Austin në MLS.

Në lidhje me këtë “pistë” ka folur drejtori sportiv i Austin, Rodolfo Borel, i cili ka theksuar se një transferim të bëhet duhet të ketë të gjitha palët e kënaqura. Nuk mund të bëhet asnjë lëvizje nëse nuk ka dakortësinë e të gjitha palëve të përfshira.

“Shikoni, ofertat vijnë për lojtarët. Tani mos merrni të kundërtën, do ta them konstatisht. Nuk është konstatisht, por ofertat po vijnë për lojtarët. Në fund e gjitha është se për të arritur nnjë marrëveshje, siç ia u kam thënë më përpara, lojtari sigurisht që duhet të jetë i lumtur, por edhe klubi gjithashtu duhet të jetë i kënaqur në fund. Klubi është ai, pronarët janë ata që bëjnë një investim specifik për të sjellë lojtarët dhe në fund nëse do të ketë një lëvizje, duhet të bëhet sepse të gjithë përfitojnë apo janë të interesuar.

Kjo ndonjëherë vjen dhe nuk ka interes, ose ndonjëherë kur vjen koha nuk është e duhura. Nuk është një temë vetëm për Myrto Uzunin, është një temë me lojtarët e tjerë. Ndonjëherë ofertat arrijnë, por në një kohë kur nuk mund të marrë dikë tjetër sepse nuk ka kohë për asgjë. Më kuptoni apo jo?

Ose klubi nuk është i interesuar për çfarë iu thashë sepse lojtarit i afron shumë para, por mundohen ta blejnë lojtarin për asgjë. Më kuptoni? Atëherë, sigurisht, e gjithë kjo duhet të vlerësohet dhe në çdo moment, dhe të merret vendimi më i mirë për klubin”, ka deklaruar drejtori i Austin.

Poll

Lexo gjithashtu