Largohet si golashënues, Florent Hasani: Periudha më e mirë në jetën time, shpresoj t’iu kem bërë krenar
Shkruar nga NEWSPORT
Florent Hasani do të vazhdojë karrierën e tij në Rumani te skuadra e Rapidit të Bukureshtit. Sulmuesi largohet nga Tirana si golashënues i Superiores, teksa mbrëmjen e djeshme ai doli të fitorente “Këpucën e Artë” dhe të ishte pjesë e formacionit të më të mirëve të vitit 2023.
26-vjeçari ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ndërsa ndër rreshta shkruan se ka kaluar periudhën më të mirë në karrierë me fanelën e Tiranës. Gjithashtu falenderon klubin dhe tifozët për të gjithë mbështetjen e dhënë.
“Koha e kaluar këtu ka qenë periudha më e mirë gjatë gjithë karrieres time! Jam ndjerë si në shtëpi dhe “Tirona Fanatics” nuk do ja dilja asnjëherë të kisha këto rezultate! Kryesisë së Klubit, stafit, bashkëlojtarëve, tifozave dhe të gjithë mbështetësve të mi ju jam mirënjohës dhe falënderues pafund për këtë eksperiencë të mrekullueshme që kaluam bashkë! Shpresoj që sado pak jeni te kënaqur me punën dhe përpjekjet e mija!I juaji Florent Hasani”, ka shkruar ish-sulmuesi i bardhebluve.