
Dritan Mehmeti u largua nga Partizani para nisjes së sezonit. Trajneri ka folur për herë të parë në lidhje me vendimin e klubit, duke treguar për Ora Sport se bëri mirë për muajt që qëndroi, ndërsa kishte marrë edhe objektivat për sezonin e ri.
“Largimi nga Partizani - Patjetër që më vjen keq. Por puna e trajnerit është me valixhe në dorë. Më vjen keq që ika, sepse bëra një punë të mirë. Isha i gatshëm që të vazhdoja kampionatin. Kisha marrë një objektiv që kishim rënë parimisht dakord me drejtuesit.
Humbja me Erzenin - Besoj se nuk është gjë e madhe që humbi Partizani me Erzenin. Më vjen keq sepse do të krijonte një shkëputje me kundërshtarët e tij, megjithatë është një moment i mirë që ndodhi tani. Nuk është se shoh shumë diferenca prandaj duhet të ulen me këmbë në tokë dhe të kenë pak më shumë personalitet si skuadër, pasi ka shumë personalitete të reja”, tha Mehmeti.