Klubi i Tiranës ka bërë me dije se Orges Shehi do të paguhet deri në fund të këtij sezoni futbollistik. Përmes një komunikate për mediet, bardheblutë bëjnë me dije se trajneri është shkarkuar për shkak të mungesës së rezultateve.
Megjithatë ai do të vijojë të jetë nën kontratë me kryeqytetasit deri në fund të këtij sezoni futbollistik. Në njoftimin e bërë për mediet thuhej:
“Pas shqyrtimit të rrethanave, lidhur me situatën sportive dhe rezultateve te dobëta në të cilën ndodhet klubi aktualisht, bazuar në Kontratën individuale të punës, Klubi i Futbollit Tirana ka vendosur të pezullojë nga detyra trajnerin Orges Shehi.
Gjithashtu, klubi njofton se do të vazhdojë marrëdhënien kontraktuale me trajnerin Shehi deri në përfundimin e saj”.