Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Largimi i Mensah dhe i Sakones, Lerda: Pyesni klubin, jemi përgatitur edhe për penalltitë ndaj Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i Mensah dhe i Sakones, Lerda: Pyesni klubin, jemi përgatitur edhe

Partizani do të luajë ditën e nesërme finalen e e Superkupës ndaj Kukësit. Para ndeshje që do të luhet në Elbasan ka folur dhe trajneri Franko Lerda. Tekniku italian ka folur për disa tema të ndryshme si dhe për Kukësin

"Ne jemi gati për ta nisur mirë këtë sezon, kemi dëshirën të bëjmë tonin këtë trofe për ta nisur mirë sezonin. Skuadra po punon shumë mirë, ende nuk kemi të gjithë efektivët në kushtet optimale se kemi pasur përgatitje me emra që janë afruar më vonë. Por po punojmë që të gjithë të jenë sa më gati edhe në aspektin fizik, edhe atë teknik".

Penalltitë? "Ne jemi përgatitur se e parashikon rregulloja, ndaj kemi bërë stërvitje edhe pjesën e penalltive".

Deklarata e Duros për Partizanin? "Nuk mund të përgjigjem ndaj trajnerit të Kuëksit se nuk e njoh. Ne e kemi përgatitur me idenë tonë precize të futbollit. Pastaj do të jetë fusha që do ta japë gjykimin përfundimtar".

Largimi i Mensah? "Këtë çështje duhet t'ia pyetni klubit, për këto gjëra është klubi që merret, unë përgjigjem për fushën e lojës".

Merkato? "Kam ardhur në një vend të huaj, në një kampionat që nuk njoh, me një skuadër që ka fituar titullin, me drejtues që kanë ndërtuar një ekip që funksionon se ndrysh nuk do të fitonte. Nga trajnerët jam si natyre prej atyre që i besojnë klubit, ka edhe teknikë-menaxherë por unë i besoj kësaj skeme".

Loje dinjitoze apo trofeun? "Të dyja".

Kush e vendosi largimin e Sakones? "Klubi".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga