Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Largimi i Gurishtës, Vllaznia gjen zëvendësuesin te Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i Gurishtës, Vllaznia gjen zëvendësuesin te Kukësi

Redon Dragoshi pritet të jetë firma e radhës në skuadrën e Vllaznisë. Mbrojtësi i djathtë i verilindorëve i dha fund aventurës sot në Kukës duke dalë në këtë mënyrë lojtar i lirë. Interesimi për të nuk ka munguar dhe mësohet se ka arritur një akord paraprak me drejtuesit e Vllaznisë.

Largimi i Erdenis Gurishtës ka bërë që drejtuesit t’i bëjnë ofertë anësorit të djathtë të kuksianëve. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare në ditët e ardhshme.

Një përforcim i rëndësishëm për organikën e trajnerit Migen Memelli, i cili e ka organikën më të cunguar se kurrë. Kujtojmë që kuqeblutë do të luajnë edhe në Kupat e Europës dhe drejtuesve i duhet të nxitojnë për t’u pasuruar me elementë cilësorë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga