Devi Muka ushtron prej vitesh detyrën si drejtor i akademisë te Tirana ku ndër vite ka arritur të sjellë në ekipin e parë elemente cilësor që më pas edhe kanë ndihmuar klubin me shitjet e tyre. Kujtojmë këtu lojtarë si Muçi, Çelhaka apo Ismajlgeci.
Pasditen e sote, media e shkruar, njoftoi se ish-legjenda bardheblu ishte larguar nga klubi pasi vendin e tij e kishte marrë Grent Halili, por është vetë klubi i cili me një njoftim në rrjete sociale përgjenjeshtron lajmin dhe bën me dije se Muka është ende pjesë e organikës drejtuese të klubit.
“KF Tirana dëshiron të bëjë me dije se Devi Muka vijon të mbajë pozicionin e tij në drejtimin e Akademisë së Futbollit Tirana. Muka vazhdon të kontribuojë në zbulimin, rritjen dhe zhvillimin e talenteve të reja dhe ne jemi krenarë të kemi në organikën drejtuese, një nga legjendat e historisë bardheblu.”-shkruan klubi.