Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ Tjetër largim nga PARTIZANI, futbollisti ikën pas një viti nga TË KUQTË

Shkruar nga NEWSPORT

Mbrojtësi i Partizanit Renato Gojkovic nuk do të jetë më pjesë e të kuqve. Futbollisti boshnjak ka vendosur me mirëkuptimin e klubit kryeqytetas të ndërpresë kontratën dhe të kërkojë skuadër të re.

Arsyeja e largimit ka të bëjë me hapësirat e pakta që 23-vjeçari gjeti përgjatë këtij viti te 15-herë kampionët e Shqipërisë. Lajmin e ka konfirmon klubi i Partizanit në faqen zyrtare.

"ZYRTARE

Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Renato Gojkoviç. Mbrojtësi 23 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirkuptim marrëveshjen mes palëve. Mbrojtësi shtatlartë nga Bosnjë Hercegovina, i cili iu bashkua skuadrës në fillim të 2018, përgjatë këtij viti ka patur pak hapësira aktivizimi. Klubi dhe lojtari vendosën të ndërpresin bashkëpunimin duke i dhënë mundësi mbrojtësit të jetë i lirë.

Klubi falënderon Renato Gojkoviç për kontributin e dhënë me fanelën e Partizanit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga