Bosnje Hercegovina do të presë Italinë në ndeshjen finale të "play-off", e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Në prag të kësaj përballje të rëndësishme, ka folur dhe trajneri i boshnjakëve, Sergey Barbarez, i cili erdhi dhe me paralajmërime të forta për kundërshtarin e tij.
"Nëse ndeshja shkon 1-0 për ne, do parkojmë autobusin në mbrojtje. Nëse shkon 1-0 në favorin e tyre, do ta parkojmë në sulm. Jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu", ka deklaruar Barbarez.
Sakaq, mbi planin e trajnerit për të shuar ëndrrën e italianëve për Botërorin dhe se si do të funksionojë kjo taktikë për 90 minuta. Tekniku përjashtoi çdo mundësi për eksperimente duke hedhur më të mirët në fushë.
"Kemi luajtur kështu për 1 vit e gjysmë. S'është koha për të eksperimentuar. Në këtë sfidë na duhet guxim, vëmendje ndaj detajeve, pak fat dhe një shans për të shënuar", përfundoi trajneri i Bosnjes.
