Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lamtumirë e hershme e Petr Cech…

Shkruar nga NEWSPORT
Lamtumirë e hershme e Petr Cech…

Është vetëm 34 vjeçar, por portieri çek i Arsenalit vendos të tërhiqet nga Kombëtarja. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari, i cili i’a ka shprehur vendimin edhe Federatës çeke të Futbollit. Pas 14 vitesh nga debutimi me kombëtaren Cech vendos të dorëzojë dorezat. Në total ai numëron 134 paraqitje me kombëtaren e futbollit.

’Fakti që nuk e kemi fituar Euro 2016 nuk ka ndikuar në vendimin tim edhe pse do të më pëlqente të ishte një lamtumirë triumfuese. Mua më pëlqen të luaj në 100% të formës sime, dhe e di që do të vijë një ditë kur kjo nuk do të jetë e mundur. Ky nuk është rasti i formës sime të tanishme, por pas dy vjetësh që luhet Botërori nuk do ishte e drejtë të largohesha në atë moment. Prandaj është më mirë ta marr tani vendimin duke mbyllur një nga kapitujt më të bukur në karrierën time’’, është shprehur portieri.

Dhe duke dhënë një falenderim për ekipin, ai i’u ka uruar djemve të tjerë suksese të mëtejshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga