
Paul Pogba ka festuar në momentet e golit të dytë, në një mënyrë krejt të shëmtuar. Ai për të shfryrë mllefin ndaj mediave, që ditët e fundit e kanë kritikuar për paraqitjen e dobët ndaj Rumanisë, ka bërë një gjest me dorë drejt tribunës së shtypit, në shenjë proteste ndaj tyre. Çështja në fjalë ka bërë shumë bujë në Francë. Menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, e ka cilësuar një budallallëk këtë ngjarje, duke saktësuar se ishte thjesht një gjest i organizuar me disa shokë të tij. Por zëvendës-sekretari për futbollin në Francë, Thierry Braillard është shprehur se lojtari duhet dënuar. “Të gjithë duhet të jenë shembullorë. Nëse ka bërë këtë gjest, atëherë duhet dënuar”, tha ai.
[gallery columns="1" size="full" ids="4991"]