Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Starova jep lajmin e madh, Fejzullahi do t'i bashkohet Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Starova jep lajmin e madh, Fejzullahi do t'i bashkohet Partizanit

Sulejman Starova, ka deklaruar që mbrojtësi i djathtë i Partizanit, Arbnor Fejzullahu do t'i bashkohet skuadrës. Teksa po diskutohej për mbrojtësin e kosovarit te "rubrika sportive", Starova bëri me dije që gjërat po ecin mbarë dhe shumë shpejt lojtari do të shkojë në skuadër. Ai deklaroi që e presin me patjetër dhe ndoshta ai është nisur gjatë mbrëmjes së sotme për t'iu bashkuar skuadrës. Gjithashtu Starova nuk la pa përmendur edhe kontributin e dhënë nga Fejzullahu sezonin e shkuar, duke e falënderuar.

"Për Fejzullahun nuk duhet pyetur që a do ta veshë fanellën e Partizanint, pasi kjo nuk diskutohet. Ne kemi biseduar me lojtarin dhe gjërat janë mbyllur për mirë. Shumë shpejt ai do t'i bashkohet skuadrës, për të mos thënë që mund të jetë nisur dhe pasditen e sotme. Ne kemi respekt për atë lojtar, pavarësisht se si shkuan gjërat. Kontributi i Fejzullahut për Partizanin është i padiskutueshëm. Të gjithë e dimë se sa shumë ka dhënë ai për atë fanellë. Shpresoj që kur të vi t'i futet vrullshëm stërvitjes pasi ai është një lojtar i rëndësishëm. Disa njerëz iu kanë ofruar për ta çuar te Korça dhe lojtari është joshur, megjithatë së fundmi unë mund të them që Fejzullahi është i Partizanit dhe shumë shpejt do t'i bashkohet skuadrës", deklaroi Sulejman Starova.

Poll

Lexo gjithashtu