
Nedim Bajrami është prurja e re e Edy Rejas në Kombëtare. CAS në Lozanë ka rrëzuar FIFA-n, me lojtarin që mund të debutojë me Shqipërinë qysh në ndeshjen me Poloninë në transfertë. Fantazisti i Empolit u bllokua nga FIFA sepse ka luajtur me Zvicrën U-21, ndërsa FSHF merr një lajm të madh nga apelimi në CAS.
Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri Reja njoftoi se e hëna ose e marta do ishte dita e përgjigjes vendimtare, ndërsa mesa duket një gjë e tillë ka qenë pozitive.
Shqipëria është grumbulluar në Poloni, aty ku të enjte luan me vendasit për kualifikueset e Botërorit 2022. Veç polakëve, kuqezinjtë përballen në 5 dhe 8 shtator me Hungarinë dhe San Marinon në "Elbasan Arena".
Poll