
Dinamo Ferizaj
Leutrim Krasniqi është trajneri i ri i Dinamos së Ferizajt. Pasi mbylli aventurën e tij me Lirinë e Prizrenit në qershor të këtij viti, tashmë tekniku ka nisur një të re me klubin nga Ferizaj.
Më herët, Krasniqi ka drejtuar edhe Vëllaznimit, KF Vjosën, Dransin, Prishtinën U19 dhe Besën e Pejës. Ndërkohë që lajmin për emërimin e tij tek Dinamo Ferizaj, e ka bërë të ditur vetë klubi.
Njoftimi i FC Dinamo Ferizaj:
Mirë se vjen në FC Dinamo, trajner Leutrim! FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e kryetrajnerit Leutrim Krasniqi në krye të shtabit teknik. I urojmë mirëseardhje, shumë fat, shëndet dhe suksese në drejtimin e skuadrës sonë! Për ndihmës-trajnerin do të njoftoheni së shpejti.
Poll