
Shqipëria do të bëhet nesër skena e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të qeverisjes së futbollit europian, duke pritur për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Ditën e sotme do të mbërrijnë edhe delegacionet e UEFA së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të saj. Plot 35 prej tyre pritet të jenë staf i UEFA-s, ndërsa 20 të tjera janë drejtues në institucionin më të lartë të futbollit europian.
Vlen të përmendet se disa prej tyre kanë mbërritur në Shqipëri, madje ishin mbrëmjen e djeshme të pranishëm në stadiumin “Air Albania”, për të ndjekur nga afër duelin me Shqipërisë dhe Letonsië.
Ishte pikërisht presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf. Madje, ishte Ministri i Shtetit, Taulant Balla që ndau një foto në rrjetet sociale krah kreut të Federatës Gjermane të Futbollit.
Përsa i përket pikave që do të diskutohen në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ato janë: caktimi i vendeve pritëse të finaleve të e UEFA Champions League 2027, UEFA Ëomen’s Champions League 2027, UEFA Futsal Champions League 2026, UEFA Futsal Under-19 EURO 2027 dhe UEFA Ëomen’s Futsal EURO 2027.
Gjithashtu, në rend dite janë edhe tre çështje të tjera: shpërblimet për finalet e UEFA Ëomen’s Nations League 2025, miratimi i rregulloreve të Kampionatit Europian të Futsalit për vajza dhe rregulloret e fazës kualifikuese europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.