Flamurtari-Kukësi 1-0
Formacioni zyrtar:
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Alla, Kotobelli, Deliaj, Batha, Hyseni, Torasa, Musta, Bushiç;
Kukësi: Maloku, Shameti, Cuculi, Maliqi, Rrumbullaku, Musolli, Çyrbja, Limaj, Dzaria, Corderio, Reginaldo;
Është mbyllur takimi mes Flamurtarit dhe Kukësit me rezultatin minimal 1-0 në favor të Vlonjatëve. Një pasim i saktë nga Torrasa dhe një Alla ka çuar topin në portën e ish-skuadrës së tij, Kukësit. Flamurtari i drejtuar nga Ilir Daja ka marrë tre pikë të arta mbrëmjen e sotme duke harruar në këtë mënyrë barazimin e takimit të parë ndaj Teutës.
Komenti minutë pas minutë:
93+”- Karton i verdhë për Shametin, shkak protestat e mbrojtësit.
90′- Tre minuta shtesë akordohen nga gjyqtari në fund të takimit.
87′- Hyseni lë fushën, Beqaj e zëvendëson.
85′- Alla pranë gafës, Koliçi shpëton portën nga shoku i skuadrës.
82′- Goditje këndi për Kukësin, nuk shfrytëzohet siç duhet rasti.
81′- Goditje dënimi për Kukësin, gabojnë verilindorët.
70′- Tifozët e Flamurtarit të papërmbajtshëm, Rrumbullaku goditet me sende të forta.
68′- Goditje nga këndi për Kukësin, Bushiç arrin të largojë mirë topin.
63′- Goditje dënimi në favor të Flamurtarit, asnjë rrezik për miqtë.
61′- Deliaj ndërhyn ashpër ndaj Çyrbes, karton i verdhë për lojtarin e Flamurtarit.
58′- Goditje dënimi për skuadrën e Kukësit, zona e favorshme, Rrumbullaku te topi, Koliçi ndalon topin i qetë.
57′- Siljanovksi kroson, largon Cuculi, Siljanovksi kroson sërish topi largohet nga zona e Kukësit.
53′- Flamurtari tenton sërish, vlonjatët pranë golit të dytë.
50′- Kukësi i gjithi në sulm, Flamurtari i qetë.
46′- Starton pjesa e dytë në takimin Flamurtari-Kukësi.
45′- Gjyqtari njofton për një minutë shtesë.
40′- Goditje nga këndi për Flamurtarin, Torasa jep asis, Alla shënon golin e parë të takimit.
37′- Gjithça thuajse e barabartë në Vlorë, mungon goli.
33′- Goditje këndi për Flamurtarin, Musta te topi, top i ulët, gabojnë vlonjatët.
29′- Faull në favor të Flamurtarit, loja vazhdon qetësisht.
27′- Rivënie anësore për Kukësin.
20′- Dalje e papritur nga Koliçi, Dzaria humb rastin për të shënuar.
18′- Faull në favor të vlonjatëve, Flamurtari qarkullon topin por nuk ka asnjë rrezik për kundërshtarin.
15′- Torrasa shkakton faull ndaj Rrumbullakut, gjyqtari nxjerr kartonin e verdhë.
11′- Çyrbja përplaset me Allën, lojtari i Kukësit shtrirë në fushën e blertë por s’ka asnjë rrezik.
7′- Rexhilando me kokë, Koliçi i vëmendshëm.
1′- Starton sfida në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë.