
Alen Sherri u largua nga Vllaznia, për t'u bërë pjesë e Laçit. Portieri ka sqaruar gjithçka me anë të një psotimi në rrjetet sociale. Ai deklaron se ka dhënë shpirtin për ekipin shkodran. Gjtihashtu, Sherri deklaron se për disa persona ka rezerva. Kujtojmë që Vllaznia ka bërë me dije disa ditë më parë se është përpjekur në të gjitha mënyrat t'i vijë në rrugë lojtarit, madje edhe me rritje në anën financiare, por e kishte gati të pamundur.
Postimi:
Miremrama
Duke marre shkas nga shkrimet e ndryshme qe po lexoj e ndjej edhe un te nevojshme te sqaroj opinionin publik rreth situates teme. Mvjen keq qe disa gjera keqinterpretohen ne media edhe realisht shum pak njerz i dijn tvertetat. Eshte e vertet qe presidenca e re me ka kontaktu mbasi un kam kerku me i taku sepse skam dasht asnjehere qe me ik tinxash nga qyteti jem. Per kte falenderoj kryetaren e bashkise znj. Voltana Ademi,z. Astrit Gjyrezi, z. Alban Xhaferi dhe drejtorin e ri sportiv z. Matko Djarmati dhe shum tjere te cilet pavarsisht shum gjerash kan mbeshtet qendrimin tim ne ekip. Per disa njerez tjere kam rezervat e mia. Kontrata jeme me Vllaznin ka qene gjithmon ma shum shpirterore sesa financiare prandaj un se kam shiku kurre kte pjese si kryesore. Duke pa menyren se si ndodhen gjanat sezonin e kalum dhe ne fund qe nuk mu besu tjem nfush ne ndeshjen me domethenese tsezonit e pash te rendsishme trishikoja edhe pozicionin tim nklub. Kam pranu tjem pjes e Vllaznis ne te mir e ne te keq edhe ka ken nji anderr e realizume e femijeris teme me e vesh at fanell trand. Ata qe mnjohin e dijn shum mir domethanien e emrit Vllaznia te un. Largohem duke e dit se per cdo sekond kam dhan maksimumin per ata ngjyra edhe per tifozat kuqeblu edhe i kerkoj falje per cdo her qe mund ti kena zhgenjy sepse Vllaznia nuk asht aty ku e meriton. Largohem per ti lene ata te bejne punen qe ndoshta un sdita ta bej mire. Shpresoj edhe uroj qe gjerat tndryshojn per mire ne vazhdimsi pasi Vllaznia asht e madhe, Vllaznia ka ken, asht, edhe do tmbetet gjithmon Vllazni, edhe ban pa mu, pa tjetrin e pa tjetrin. Shpresoj qe ti kuptoni arsyet e zgjedhjes teme edhe ne fund shpresoj qe rruget tona te takohen prep nji dit.