Stafi teknik i Tiranës është plotësuar ditën e sotme me ndihmësin e teknikut Ardian Mema. I kontaktuar nga "neësport", numri 1 i pankinës bardheblu konfirmoi se ish-futbollisti Erion Xhafa është emëruar në rolin e zv/trajnerit të 24-herë kampionëve të Shqipërisë.
"Po, është e vërtetë. Tirana ka zgjedhur si ndihmë trajner Erion Xhafën. Ai ka filluar që sot nga puna", u shpreh Mema.
36-vjeçari Xhafa ka një karrierë të gjatë në Kategorinë Superiore. Ish-mesfushori ka veshur fanelat e Tiranës, Dinamos, Laçit etj. Me "blutë" (Dinamon) ai është aktivizuar më shumë herë në karrierë.
Xhafa ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në vitet 2006-2008 duke regjistruar 3 paraqitje me kuqezinjtë.
Në trajnim, ai ka shërbyer si ndihmës trajner te Dinamo në vitin 2015.
