Shqipëria nis sot epokën e re të Sylvinhos teksa sfidojnë Poloninë në Varshavë, në orën 20:45 në kuadër të kualifikuesve të Euro 2024. Kuqezinjtë kanë vetëm një objektiv, të presin biletën për Gjermani, për të përsëritur një sukes tjetër historik si ai i 2016-tës në Francë.
Prej javësh mbetet një pikëpyetje e madhe formacioni i Sylvinhos. Moduli tashmë është konfirmuar, 4 në mbrojtje dhe 3 sulmues por emrat që do të zbresin në fushë ndërroheshin nga dita në ditë.
Tashmë s’ka më dyshime, tekniku brazilian ka zgjedhur 11-shen e tij të parë dhe nga porta e nis me Thoma Strakoshën Diga e mbrojtjes do të përbëhet nga Balliu, Kumbulla, Mihaj dhe Hysaj ndërsa para tyre është treshja e mesfushës është për Ramadanin, Asllanin dhe Gjasula. Detyra për të sulmuar polakët i përket Jasir Asanit që bën debutimin, Sokol Cikalleshit dhe armës më të fortë që kemi, Myrto Uzuni.
[caption id="attachment_686232" align="alignnone" width="224"] Formacionet[/caption]
Formacionet Zyrtare:
Polonia (4-4-2): Szczesny; Bednarek; Linetty; Frankowski; Salamon; Kiwior; Kaminsky; Zielisnki; Zalewski; Swiderski; Lewandowski. Trajner: Fernando Santos
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Kumbulla, Mihaj; Hysaj; Ramadani, Asllani, Gjasula; Asani, Cikalleshi, Uzuni. Trajner: Sylvinho