Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LAJMI I FUNDIT/ "Rrufe" në qiell të hapur, largohet trajneri i Tiranës: S'ishte e lehtë, faleminderit Refik Halili

Shkruar nga NEWSPORT

Kostandinos Janis është larguar nga Tirana. Është vetë trajneri i përgatitjes fizike që ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Tirana ka marrë lajmin e keq në startin e viti 2023, pasi në kampin bardheblu ka pasur një largim. Trajneri i përgatitjes atletike, Kostandinos Jani është larguar nga stafi i kampionëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, është vetë Kostandinos Jani që jep konfirmimin mes shumë falenderimesh. Përgatitësi atletik i cili ishte pjesë e Tiranës për më shumë se 3 vite e gjysëm do të largohet jashtë Shqipërisë.

Jani ka dhënë ndër vite kontributin e tij të madh në klubin e Tiranës, duke arritur deri në shpalljen kampion të bardhebluve. Në fjalën e tij nuk ka lënë pa përmendur dhe trajnerët që ka punuar ndër vite, Ardjan Mema, Emanuel Egbo dhe Orges Shehi.

"Përshëndetje miqt e mi, doja tju njoftoja që nga sot nuk jam më pjes e KF Tirana. Pas tri vite e gjysëm plot suksese, momente të bukra dhe emocione të papershkrueshme, dua të dini që për mua nuk është far i lehtë ky vendim.

Dua të falenderoj Presidentin Refik Halilin për mundësin e dhen per të qën pjes e historis e klubit më të titulluar ne Shqipëri, gjithashtu dua te falenderoj trajneret Ardian Mema, Emanuel Egbo, Orges Shehin por edhe cdo lojtar në vecanti për bashkupunimin të mrekullueshëm që kemi patur pergjat ktyre viteve.

Një falenderim i vecant shkon për tifozerin e zjarttë e cila kan qën gjithmon prezent duke na dhuruar emocione shum të forta por edhe një dorë shtysë për të arritur cdo sukses. Pervec sukseve që patëm bashk largohem nga Shqipëria plot më miqë, miqë që nuk do i harroj kurr. Ju faleminderit. Faleminderit KF Tirana Gjthmone mirnjohes. Mirutakofshim "-shkruan Jani.

FOTO:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga