Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Përfundon gjithçka, Aubameyang bën goleadë, Barcelona shkruan historinë, "çmenduri" në 95' dhe lot në "Camp Nou" (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Përfundon gjithçka, Aubameyang bën

Barcelona ka përmbysur gjithçka ndaj Paris Saint Germainit për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi fitoi me rezultat të përgjithshëm 6:5

Kanë përfunduar takimet e sotme të Champions League. Borussia Dortmund ka mposhtur në shtëpi me goleadë ekipin e Benfikës duke kaluar në fazën tjetër me rezultat total të golave në dy takime 4-1

Në takimin tjetër një çmenduri e vërtetë ka ndodhur në "Camp Nou".

Kjo është hera e parë që një ekip ka arritur të kalojë tutje edhe pse në ndeshjen e parë ka pësuar 4 me 0.

Në një atmosferë të zjarrtë në “Camp Nou” Barcelona e nisi për mrekulli takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e tretë përmes Luis Suarezit. Më pas Kurzawa shënoi autogol për ta dyfishuar epërsinë e Barcelonës.

Në pjesën e dytë pesë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi çoi rezultatin në 3 me 0, duke shënuar nga pika e bardhë.

PSG-ja arriti të ngushtojë epërsinë përmes Edinson Cavanit që shënoi në minutën e 62-të.

Më pas Neymar shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë, dhe një nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin e përgjithshëm në 5 me 5.

Dhe kur të gjithë menduan se PSG-ja do të shkojë tutje, ishte goli nga Sergio Roberto në minutën e 90+5 që çoi Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Çmenduri e vërtetë në shkallët e stadiumit. Lojtarë dhe tifozë kanë festuar sëbashku mes lotësh.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga