Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Përforcohet Kukësi, prezantohet sulmuesi brazilian

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësit ka bërë goditjen e radhës në merkaton e janarit. Siç raportohet në faqen zyrtare të klubit në internet, sot në ekipin verilindor është afruar zyrtarisht Elton Pereira Gomes, apo siç njihet nga të gjithë me pseudonimin Cale.

Sulmuesi brazilian nga ky moment është bërë pjesë e kampionëve të dimrit. Cale është një dëshirë e trajnerit Gjoka dhe me këtë përforcim faza sulmuese e kryesuesve është e blinduar. Braziliani do të niset nesër për Turqi për t’iu bashkuar skuadrës.

Karriera – Ai ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur me shumë klube në Europë dhe Ballkan. Cale ka luajtur për shumë kohë në Portugali dhe në Greqi me ekipe të ndryshme.

Cale – “Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Kukësit. Do të bëj më të mirën time për klubin dhe objektivat i kam të qarta. Do të luftojmë për titullin kampion dhe shpresoj se do e fitojmë në fund, për këtë kam ardhur këtu. Jam i mirëpritur nga klubi dhe drejtuesit e tij dhe kam gjetur një ngrohtësi të madhe. Nesër i bashkohem ekipit dhe po pres me padurim të nis përgatitjet me pjesën tjetër të ekipit”, është shprehur sulmuesi brazilian në prononcimin e publikuar në faqen zyrtare të klubit të Kukësit në internet.

 

elton

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga