
Komsioni i Disiplinës është mbledhur sot në mesditë, mbledhja e parë për sezonin e ri futbollistik.
Që në mbledhjen e parë, janë marrë edhe disa masa disiplinore duke dënuar me gjobë ekipe si Tirana, Skënderbeu, Partizani dhe Flamurtari.
Shkak për këtë është bërë sjellja e tifozerisë në stadiume.
Tomori ka humbur në tavolinë 3-0 ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit, pasi nuk përmbushi përgjegjësitë e organizimit të sfidës, e cila u ndërpre në minutën e 65-të për shkak të largimit të forcave të rendit nga stadiumi.
VENDIMET/ 20 SHTATOR 2017
KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër FC “Flamurtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.
FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.
KF “Tomorri”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF “Bylis”, në bazë të nenin 65/2 të KDS, dënohet me anullimin e rezultatit të ndeshjes dhe me humbjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 në ndeshjen me KF “Bylis”.
FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Lushnja”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë..
KF “Naftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Turbina” , në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Iliria”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50 %.
KF “Laci”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Luftëtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.
KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ne ndeshjen kundër KF “Kukësi”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.