Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Luftë” jo vetëm për trofeun, Vllaznia – Egnatia sfidohen edhe për miliona

Shkruar nga NEWSPORT
“Luftë” jo vetëm për trofeun, Vllaznia –
Vllaznia - Egnatia

Ditën e sotme do të luhet finalja e madhe e “Final – Four”,Vllaznia dhe Egnatia do të sfidohen mes tyre për titullin kampion. Ekipet janë vetëm 90-të minuta larg trofeut, ku do të luajnë gjithçka për gjithçka.

Finalja e madhe do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, ora 20:00. Shkodranët dhe rrogozhinasit do të përplasin “brirët” mes tyre për titullin kampion.

Por jo vetëm kaq, pasi në lojë janë edhe miliona lekë si shpërblim. Kështu skuadra kampione do të fitojë edhe 100 milionë lekë të vjetë si shpërblim nga FSHF-ja, shumë kjo që do t’i vijë në ndihmë klubin fitues për të përforcuar skuadrën për garat europiane.

Kujtojmë se Egnatia si skuadra që përfundoi kampionatin e rregullt në vendin e parë ka koleksionuar 100 milionë lekë të vjetër, ndërsa Vllaznia si vend i dytë në renditje ka siguruar 70 milionë lekë të vjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga