Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Zgjedhjet parlamentare nuk i marrin vëmendjen Superiores, zbulohet sa bileta janë shitur për finalen e titullit mes Vllaznisë dhe Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
Zgjedhjet parlamentare nuk i marrin vëmendjen Superiores, zbulohet sa
Vllaznia - Egnatia

Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e titullit mes Vllaznisë dhe Egnatias, përballje kjo që do të startojë në orën 20:00 dhe do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”.

Një sfidë e cila do të vendosë edhe skuadrën kampione të këtij sezoni. Shkodranët do të luftojnë për titullin e dhjetë në histori, ndërsa rrogozhinasit për trofeun e dytë rresht.

90-të minuta spektakolare, ku mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë. “Newsport.al” ka mësuar se sa bileta janë shitur. Deri më tani janë mbi 11.000 bileta të shitura, teksa numri i tyre do të vazhdojë të rritet edhe në orët në vazhdim.

Pavarësisht se ditën e djeshme vendi ynë zhvilloi zgjedhjet parlamentare dhe ditën e sotme vazhdon numëriki i kutive, sërish vëmendja mbetet nga Superiorja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga