Tirana arrinë të marrë një fitore të lehtë ndaj Kastrioti. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të Abissnet Superiore, u mbyll me shifrat 4-0 në favor të bardhebluve. Me 3-pikëshin e sotëm Tirana merr kryesim duke u shkëputur me një diferencë prej 2 pikësh ndaj Partizanit.
Ndeshja e sotme ishte e fundit për trajnerin Çela në krye të Kastriotit, pasi në fundin e ndeshjes ai ka konfirmuar dorëheqjen e tij për asryse personale. Në fjalën e tij për mikrofonin e Oversport, Çela nuk ka pranuar të vijoj me anën teknike duke falenderuar të gjithë që kanë qenë pjesë e kësaj aventure me Kastriotin.
Deklarata:
Nuk dua të ndaloj shumë te ndeshja, patjetër gjithë përgjegjësia kryesore është e imja për humbjen. Nuk dua të bëj shumë analizë. Vij këtu që të jap një njoftim të rëndësishëm. Jam takuar me lojtarët dhe drejtuesit e klubit dhe kam dhënë dorëheqjen për arsye personale.
Nuk është një vendim i nxituar apo i përfshirë nga emocionet që vijnë nga humbja. Është diçka që e kam menduar, prej kohësh. Kam një vit që punoj për këtë ekip dhe kam falënderime për të gjithë. Për presidentin që më dha mundësinë të jem trajner, për drejtorin, për stafin dhe patjetër për lojtarët, që janë shumë punëtorë. Më vjen keq, por e theksoj që është vetëm për arsye personale.
Më vjen shumë keq dhe duhet të largohem. I uroj suksese ekipit, është një skuadër e mirë dhe kushdo që të vijë jam i sigurtë që do të bëjë shumë mirë me këtë klub. Faleminderit. Jo nuk dua asnjë ngacmim nga studio.