FSHF publikon të gjithë emrat e futbollistëve të cilët kanë marrë konfirmimin e plotë zyrtar nga sistemi për të luajtur me skuadrat ku dhe janë federuar. Gjithsej janë 61 transferime zyrtare në Superligë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të FSHF-së në internet janë konfirmuar lëvizjet zyrtare të futbollistëve për federimet ndërkombëtare për Kategorinë Superiore.
Sipas FSHF-së, përmes tabelave respektive për secilën skuadër, priten edhe konfirmimet e ITC-së nga Federatat përkatëse ku ka qenë së fundmi futbollisti i federuar (për lojtarët e ardhur nga jashtë), të cilat janë vetëm plotësim dokumentacioni për lojtarin përkatës. Vetëm me ardhjen e ITC (kartonit ndërkombëtar të transferimit) lojtari mund të aktivizohet me skuadrën përkatëse ku ka ardhur.