
Armando Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka shkruar një email të tij në drejtim të një punonjëse në federate dhe tifozave kuqezi. Ai i kërkon punonjëses që të ketë një qëndrim korrekt, në lidhje me diçka të paspecifikuar nga vetë ai.
"Lira! Me këta mbaj qëndrim korrekt. Po i tolerove këta ta marrin për dobësi. Jo të gjithë, po nja 3-4 legena. Nuk mund të imponojnë datën e takimit këta", shkruan Duka në e-mailin e tij.
E-maili është nisur sot paradite drejt punonjës Elira Kajtazi dhe tifozëve kuqezi. Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i këtij e-maili, por siç duket mesazhi i Dukës ka rënë në duar të gabuara, teksa shohim që është bërë screenshot nga një telefon me valë kosovare, konkretisht "vala". Ndërkohë mësohet se punonjësja Elira Kajtazi është nisur me pushime ditën e sotme.
[gallery columns="1" size="full" ids="16208,16209,16210"]