
Erando Karabeci ka pësuar dje në mbrëmje një dëmtim shumë të rëndë. Kapiteni i Tiranës ka pësuar një aksident në kabinën e dushit në shtëpi menjëherë pas kthimit nga Antalia. Burime për newsport.al bëjnë të ditur ekskluzivisht se kapiteni bardheblu është shoqëruar me urgjencë nga familjarët e tij në spital ku ka kaluar natën dhe ka marrë ndihmën e parë nga mjekët. 20 të qepura në kofshë për një dëmtim aspak të lehtë. Ende nuk dihet se për sa kohë do të mungojë kapiteni bardheblu që mësohet të ketë shpëtuar nga një dëmtim edhe më i rëndë.
Poll