
Presidenti I FSHF-së, Armand Duka, pas fitores 0-4 ndaj Moldavisë, është shprehur për Supersport se skuadra ka bërë një ndeshje shumë të mirë.
"Të gjithë ishim në tension pa filluar ndeshja. Rezultat historik 4-0. Fati në dënoi në Turqi. Djemtë kanë bërë një punë shumë të mirë për të rikthyer besimin tek vetja dhe meritonin më shumë pikë në këto ndeshjet e fundit. Ndeshje të tilla janë më të vështira për t'u përgatitur, sesa ndaj ekipeve të forta.
Kur në letër është një kundërshtar I lehtë, duhet të kuptosh që ke skuadër dhe buind për të ardhmen. Kemi një skuadër që na rrit shpresën për të ardhmen. Trashi debutoi me sukses dhe është një dhuratë e bukur për të dhe për kampionatin shqiptar. Ka disa lojtarë që janë afruar në skuadër këtë vit si Manaj dhe Bare, Kumbulla, apo edhe Selahi. Të kesh prurje të reja dhe të kesh rezultate nuk është bnjë gjë e lehtë.
Reja për rinovim? Nuk ka gjë për të diskutuar, vetëm se të ulemi dhe të vendosim strategjinë e të ardhmes dhe të kualifikueseve për Eleminatoret e Botërorit".