
Pas aludimeve të shumta, UEFA ka marrë një vendim për skuadrën e Skënderbeut. Në një postim në faqen zyrtare në "Facebook", korçarët shkruajnë:
" Pas rekursit të paraqitur nga KF Skënderbeu përpara CAS, me datë 15 Qershor 2016, UEFA ditën e sotme ka pranuar të pezullojë efektet e Vendimit të Komisionit të Apelit datë 1 Qershor 2016. Rrjedhimisht, KF Skënderbeu do të marrë pjesë në shortin për Raundin e Dytë Eliminator të Uefa Chamipons League 2016/2017 të datës 20 Qershor në Nyon. Nga ana tjeter, për të parandaluar çdo konfuzion në organizimin e aktivitetit, UEFA dhe KF Skënderbeu kanë rënë dakord që procesi n CAS të zhvillohet përmes një proçedure të përshpejtuar. Për këtë, pritet që vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen në aktivitetet europiane të jepet brenda datave 5 ose 6 Korrik.Per t'u preçizuar është fakti se KF Skënderbeu nuk është konsideruar asnjëhere përgjegjës i drejtpërdrejtë për shkeljet e pretenduara nga UEFA. Vendimi i marrë nga Komisioni i Apelit është thelbësisht administrativ dhe ka të bëjë me pranimin ose perjashtimin nga garimi në kompeticionet europiane. Saktësojme, se ndaj KF Skënderbeut nuk është marrë në asnjë moment një vendim disiplinor fajësie, në të kundërt nga çfarë është përfolur, shkruar e shpifur gjatë gjithë kësaj periudhe".