Alesandro Florenci mbyll sezonin. Mesfushori i Romës ishte rikthyer të stërvitej me skuadrën e të rinjve pas operimit në gjurin e majtë.
Por, shtrembërim i gjurit të operuar, gjatë një seance stërvitore ka bërë që Florenci t'i drejtohet sërish një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kjo të paktën sipas "Corriere dello Sport", pasi klubi i Romës nuk ka dalë ende me një komunikatë zyrtare.
Florenci do të jetë prezent nesër në klinikën e Prof. Mariani, i njëjti që operoi gjurin edhe herën e parë.
Me sa duket, sezoni për mesfushorin roman ka përfunduar.
Poll