
Pas dy seancave të dështuara për pajtimin mes Tiranës dhe futbollistit Gjergji Muzaka do të nisë proçesi gjyqësor. Burime për newsport.al bëjnë të ditur se nesër do të nisë proçesi gjyqësor në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Gjergji Muzaka pretendon të marrë 14 rroga ndërkohë që Tirana mbrohet me argumenta të bazuar mbi klauzolat që lojtari ka në rast dëmtimesh. Palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe çështja tani do ti kaloj organit gjyqësor që do të japë një verdikt final për prishjen e parakohshme të kontratës.
Poll