Tirana ka zyrtarizuar pak minuta më parë tre përforcimet e radhës në këtë merkato vere. Në njoftimin e klubit bardheblu në faqen zyrtare në “Facebook” është bërë me dije se sot kanë mbërritur në kryeqytet sulmuesi nigerian Ifeyani Edeh dhe dy mesfushorët nga Kongo, Ndockyt Merveille dhe Moises Nkounkou.
“Sot kane mberritur ne Shqiperi tre perforcimet e rradhes qe klubi ka projektuar per skuadren e sezonit te ri. Tre fubolliste shume cilesore nga Afrika jane akomoduar sot ne Tirane. Sulmuesi i Kombetares se Nigerise Ifeyani Edeh eshte perforcimi per sulmin. Stafi teknik ka ndjekur 25-vjecarin dhe ka dhene miratimin per afrimin e tij. Edeh ka luajtur sezonin e fundit per skuadren e Enyimbas ne kampionatin vendas. Ai ka te gjithe karakteristikat e nevojshme per ti sherbyer ekipit ne repartin ofensiv. Vec tij, kane mberritur dy futbolliste nga Kongo te cilet jane gjithashtu pjese e ekipit perfaqesues te Kongos. Ndockyt Merveille dhe Moises Nkounkou jane dy lojtaret kongolez qe neser se bashku me sulmuesin nigerian Edeh do ti bashkohen skuadres ne stervitje. Dy futbollistet nga Kongo luajne si mesfushore dhe jane lojtare te rinj ne moshe por shume premtues. Merveille eshte 18 vjec ndersa Nkounkou eshte 20 vjec. Afrimi i tre lojtareve ne diten e sotme vlen dhe si nje dhurate per te gjithe tifozet ne ditelindjen e 96 te KF Tiranes”, lexohej në deklaratën për shtyp të botuar në faqen zyrtare të klubit të Tiranës në “Facebook”.
Me këto përforcime, por edhe me ato të bëra gjatë javëve të kaluara, bardheblutë do të tentojnë që në sezonin e ardhshëm të fitojnë titullin kampion në Superiore.