Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Reagon Vllaznia: Gjithçka është e pavërtetë, Muleno na është vetëofruar

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Reagon Vllaznia: Gjithçka është e

Klubi i Vllaznisë ka reaguar në lidhje me lojtarin e ardhur së fundmi te shkodranët, Landry Muleno. Në shtypin e shkruar, thuhej që klubi kuqeblu duhej të paguante edhe për ditët që ai kishte qenë në provë. Megjithatë një gjë të tillë e mohon klubi shkodran nëpërmjet një reagimi për shtyp:

"Duke ju referuar pavertësisë dhe dashakeqësisë së disa artikujve gjatë kësaj jave, në lidhje me lojtarin e afruar pranë Vllaznise. Jo vetëm në shenjë falenderimi, por edhe në respekt të nënshtetësisë, ngjyrës dhe profesionalitetit të lojtarit Landry Muleno, njoftoj publikun sportiv dhe dashamirësit e së vërtetës që lojtari ndër fjalë ka afruar gadishmërinë dhe aftësitë e tij profesionale pranë Vllaznisë, me qëllimin vetëm për të ndihmuar skuadrën tonë dhe me kondicionet pa dëmtuar apo rënduar aspak ekonomikisht arkat e klubit tonë, si tani ashtu edhe në vazhdim. Gjithashtu, informoj që lojtari Landry  Muleno edhe ka udhëtuar me shpenzimet e veta dhe nuk  ekziston asnjë marrëveshje kontraktuale me atë që t'i paguhen të ardhura ekonomike, si për periudhën e testimeve të akorduar ashtu edhe pas  asaj, në çdo rast. Për më shumë, pas  periudhës  së testimeve pranë skuadrës, do të jemi ne punonjësit e klubit, që mbulojmë aspektin teknik dhe sportiv, ato që do të marrim vendim për mundësinë e bashkëpunimit apo jo me lojtarin për periudhën e sezonit futbollistik të mbetur. Së fundi, nga ana personale informoj publikun sportiv dhe dashamirësit e së vërtetës që e vetmja rrugë që kam për të luftuar, dashakeqësinë dhe gënjeshtrën është vetëm distancimi nga ato tipare dhe përpjekja ime gjithmonë për zhvilluar tek unë kualitetet e kundërta të tyre", përfundon njoftimi i klubit të Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga