Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Përplasja City - Real në Champions League, UEFA ia beson gjykimin një arbitri “familjar”

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasja City - Real në Champions League, UEFA ia beson gjykimin
Manchester City - Real Madrid

UEFA i ka besuar arbitrit francez Clement Turpin drejtimin e sfidës së kthimit të 1/8 në UEFA Champions League mes Manchester City dhe Real Madrid. Takimi do të zhvillohet të martën në "Etihad Stadium".

Gjyqtari 43-vjeçar ka qenë edhe më parë në qendër të kësaj përballjeje në dy sezonet e fundit. Ai drejtoi sfidën e play-off-it të fituar 3-2 nga Real Madrid në Manchester dhe ndeshjen e fazës së grupeve në "Santiago Bernabeu", ku triumfoi City 2-1.

Në të dyja ato përballje, Turpin akordoi nga një penallti për skuadrën angleze. Goditjet nga pika e bardhë u kthyen në gol nga Erling Haaland.

Poll

Lexo gjithashtu